Ja sa minuta u paraqit Rrahmani në fitoren e thellë të Napolit

15:12 | 17 Janar 2021

Napoli e ka deklasua Fiorentinën në ndeshjen e së dielës në Serie A.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi 11 minuta në fitoren e Napolit kundër Fiorentinës me rezultat 6:0.

Rrahmani këtë ndeshje e nisi si reservist por në minutën e 79 u inkuadrua duke e zëvendësuar mbrojtësin grek Kostas Manolas.

Ylli dardan nga mediet italiane është vlerësuar me notën 6.6 për këta minuta sa ishte në fushë.

Golat e fitores së Napolit i shënuan Lorenzo Insigne (x2), Diego Demme (x1), Hirving Lozano (x1), Pitor Zielinski (x1), Matteo Politano.

Komento: