Ja sa pacientë janë shëruar nga koronavirus 24 orët e fundit në vendin tonë

15:29 | 08 Dhjetor 2020

Sot janë konfirmuar edhe 557 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Por, pos rasteve të reja, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 727 pacientë të tjerë, përcjell ORAinfo.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën edhe 17 pacientë./ORAinfo/

Komento: