Ja sa pacientë po trajtohen me COVID-19 në spitalet e vendit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ja sa pacientë po trajtohen me COVID-19 në spitalet e vendit

11:29 | 06 Gusht 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar në mjekim nga COVID-19 janë 82 pacientë, duke u bazuar në raportet e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë dhe dy të tjerë janë në mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë 10 pacientë, ndërsa në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrirë pesë pacientë.

Ndërsa në spitalet rajonale nëpër komunat e Kosovës janë të shtrirë gjithsej 43 pacientë të prekur nga COVID-19.

“Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 13 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Komento: