Është duke vazhduar rinumërimi i 314 kutive.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), më 9 tetor kishte marrë vendim për rinumërimin e 314 vendvotimeve.
Kanë kaluar pesë ditë qëkur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me rekomandim të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), kishte marrë vendim që të kthejë në rinumërim 314 vendvotime nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Mirëpo që nga 9 tetori e deri më tani janë numëruar vetëm 199 vendvotime.
Këtë e ka bërë të ditur për Lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së”, ka bërë të ditur Elezi.
Ndryshe, sot në QNR kanë arritur edhe 15 mijë e 500 zarfe të ardhura nga diaspora.