“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah”, kërcënohet producentja e BBV Albania

19:29 | 20 Prill 2023

Producentja e Big Brother VIP Albania Sara Hoxha, shpesh është kritikuar për rrjedhshmërinë e spektaklit.

Mirëpo, së fundmi Sara ka publikuar një mesazh teksa ofendohet nga një ndjeksës, e thotë se mesazhe e kërcënime të tilla ajo merr shpeshherë.

“Ja shkatërrut lojën… u shkatërrofshi familjarisht o Allah. Së më të kqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha pa. Po Zoti ka ma me ju nxjerë ndnonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Se me bo një vajzë në atë hall, Zoti ju shkatrroftë, plumbi ju vraft”, është mesazhi që i ka shkuar Sara Hoxhës e cila ka bërë edhe reagimin e vetëm.

Sara tha se kjo është hera e parë që po flet për këtë, duke u rikujtuar shikuesve se gjithçka bëhet në kuadër të lojës.

“Teksa vijmë në përfundimin e kërij muaji të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit dhe dheshmbshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashu edhe në të vërtetë. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë kolegët e mi dhe banorët kërcënohemi dhe fyhemi çdo ditë. Dëshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka bëhet në kuadër të lojës. Shikim të kendshëm!”, ka shkruar Sara.

Komento: