Ja si duket Golf 8

11:12 | 25 Tetor 2019

Kështu do duket zyrtarisht Golf 8.

Volkswagen sapo ka lansuar gjeneratën e tetë të serisë ‘Golf’ në vendlindje, përkatësisht në Wolfsburg të Gjermanisë.

Në sipërfaqe, eksterieri i veturës duket identik me gjeneratën e kaluar. Megjithatë, kompania ka arritur të modernizojë disa pjesë. Grilli është më i ngushtë, si dhe dritat konvencionale janë zëvendësuar me LED, transmeton lajmi net.

“Gjatë shtatë brezave, Golf ka impresionuar më shumë se 35 milion konsumatorë. E gjithë industria e automobilave pret që Golfi i ri të vendosë standardin”, tha Dr. Herbert Diess, Kryetar i Bordit të Menaxhimit të Volkswagen AG.

“Për sa i përket teknologjisë, Golf po bën hapin më të madh që nga debutimi i tij”, potencoi tutje Dr. Diess.

Si standard, Golfi i ri vjen me një kabinë dixhitale që përfshin një grup të instrumenteve dixhitale 10,25 inç, një sistem argëtimi me ekran me prekje 8.25 inç me një lidhje në internet, dhe një timon shumëfunksional.

Vetura posedon katër motorë TSI benzinë me turbinë do të jenë në gjendje të gjenerojnë 130-150 kuaj-fuqi.

Asistencat e reja të shoferit përfshijnë një ndihmë gjatë udhëtinimi të disponueshme për paketën Style, që lejon vozitjen e automatizuar në autostradat deri në shpejtësinë 2010 km/h pa pasur nevojë të drejtohet, përshpejtohet dhe frenohet në mënyrë aktive.

Por, shoferi do të duhet të mbajë të paktën njërën dorë në timon.

Komento: