Ja si po e ‘ngushëllon’ vetën Beatrixe pas ndarjes nga Donaldi

16:50 | 28 Shkurt 2022

Pas ndarjes Beatrix vjen me një mesazh për ndjekësit: “Ju jeni njerëzit…”

Vëmendja mediatike rreth lidhjes së Beatrix dhe Donald nuk ka reshtur për muaj të tërë.

Dyshja që tani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre po marrin mesazhe pafund nga ndjekësit, veçanërisht Beatrix e cila ka edhe një mesazh për ta.

“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, shkroi ajo në postimin e saj.

Komento: