Jahjaga e takoi Blinkenin, publikon pamje

21:34 | 27 Prill 2022

Edhe Jahjaga e takoi Blinkenin, publikon fotografi.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka takua Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Washington DC, aty ku po mbahet ceremonia lamtumirëse e Madeleine Albright.

Jahjaga pas postimit që e bëri rreth një orë më parë nga ceremonia lamtumirëse e Albright, ia bashkëngjiti edhe fotografinë e takimit me Antony Blinken.

Kujtojmë se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me Blinkenin në këtë ceremoni.

Komento: