Jakup Krasniqi nga Specialja: Po më bëhet njollosje me këtë akuzë

10:49 | 05 Prill 2023

Është duke vazhduar edhe sot seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Seanca e sotme është duke u zhvilluar ndërsa fjalën e pati mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Pas paraqitjes së provave mbrojtëse, para palës gjykuese është deklaruar edhe vetë Krasniqi.

Në deklarimin e tij, Krasniqi tregoi disa faza të jetës së tij dhe ndër të tjerash theksoi se përmes akuzave me të cilat po ngarkohet po mundohet të bëhet njollosja ndaj tyre.

“Nga njollosja që më bëhet në këtë akuzë. Uroj që të ndriçohet e vërteta, e që më duket e domosdoshme për të kuptuar pafajësinë time të plotë.Jam lindur më 1 janar 1951 në fshatin Negroc në rajonin e Drenicës, një familje kemi qenë 8 vëllezër dhe tri motra. Motra e madhe nuk jeton më. Unë jam vëllau i dytë nga mosha, babai im Januz Krasniqi ishte i arsimuar dhe me pak angazhim do të mund të ishte ndër mësues, por ai nuk u pajtua me regjimin e kohës dhe zgjodhi që të punojë tokën dhe të përkujdesej për arsimin e fëmijëve të tij.Arsimi ka qenë i rëndësishëm për familjen tonë, përveç vëllaut të madh që punoi jashtë Kosovës dhe dy motrat që përfunduan shkollimin e obligueshëm, ne vazhduam përgatitjet profesionale të arsimit”,tha Krasniqi.

Ai theksoi se shumë tmerre ndodhën pikërisht nga forcat e regjimit serb.

“U linda gjashtë vite pas janarit të tmerrshëm të 1945 kur forcat e regjimit komunist ndërmorën veprimet më të tmerrshme të asaj kohe, vrasjen e mijëra shqiptarëve burgosjen e shumë të tjerëve dhe dëbimin e tyre për Turqi. Të gjitha këto tmerre ndodhën pas përfundimit të luftës së dytë botërore”.

Komento: