Jakupi iu lejua të vinte në Kosovë, kjo është gjendja shëndetësore e bashkëshortes së tij

21:15 | 18 Nëntor 2026
jakupi-iu-lejua-te-vinte-ne-kosove,-kjo-eshte-gjendja-shendetesore-e-bashkeshortes-se-tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.

Arsyeja e ardhjes së tij lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Ekipet e EULEX-it janë aktualisht te shtëpia e tij në Velani të Prishtinës.

Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë.

Më 16 shtator, Krasniqi u dënuar me 25 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.

Related Articles

Komento: