James Rodriguez në Milan? Zbulohet e vërteta

13:05 | 03 Gusht 2021

Milan është klubi më i mundshëm për të blerë James Rodriguez i cili është i destinuar të largohet nga Everton këtë verë.

Daily Mail në Angli (nëpërmjet MilanNews) shkruan se James Rodriguez nuk është pjesë e planeve të menaxherit të ri Rafa Benitez dhe si rezultat ai do të largohet nga Everton pas vetëm një sezoni, me Milanin destinacioni më i mundshëm aktualisht për reprezentuesin kolumbian, përcjell ORAinfo.

Ka qenë një verë e vështirë për lojtarin 29-vjeçar, i cili u përjashtua nga skuadra e kombëtares për Copa America dhe tani është i detyruar të kërkojë një destinacion të ri pas lamtumirës së Carlo Ancelotti.

Milani mund të jetë një përshtatje e mirë duke pasur parasysh se ata kanë nevojë për një mesfushor të ri sulmues me përvojë dhe cilësi pas largimit të Hakan Calhanoglu, dhe rrethanat përreth James sugjerojnë që parametrat ekonomikë të operacioneve nuk duhet të jenë shumë sfiduese. /ORAinfo/

Komento: