“Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë”

23:26 | 30 Nëntor 2022

“Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë”, Ahmeti flet pas vrasjes së gruas në QKUK.

Një krim makabër ka ndodhur sonte para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili.

Për rastin ka folur edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili e ka konfirmuar se viktima rreth 35-vjeçare që dyshohet se u vra në oborrin e QKUK-së është Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit.

“Janë 7 motra, kjo ishte motra e vogël, s’kanë as babë e as axhë’, tha Ahmeti në ATV.

Ngjarja dyshohet se ndodhi rreth orës 18:00, teksa i dyshuari dhe viktima ndodheshin para klinikës, ku fillimisht kishin pasur një zënkë. Mosmarrëveshja mes tyre eskaloi, kur i dyshuari nxori armën dhe dyshohet se e qëlloi me një plumb, duke e lënë të vdekur në vend. Prej aty, ai ka ikur me veturën e tij Opel Astra me targa 05-450-BC.

Policia e ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe e ka konfirmuar rastin tragjik.

Motra e viktimës, ka thënë se e ndjera dhe burri i saj kanë pasur probleme edhe më herët, dhe se burri i saj gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.

Komento: