Januzaj vjen me mesazh prekës pas lëndimit

19:51 | 03 Korrik 2020

Adnan Januzaj ka pësuar një lëndim goxha të rëndë në ndeshjen e fundit qe Real Sociedad e zhvilloi kundër Espanyol.

Do të jetë e vështirë ta shohim sërish Adnan Januzajn në aksion këtë edicion.

Sulmuesi shqiptar ka probleme muskulore ne këmbën e djathtë, gjë që duhet një periudhë kogja e gjatw, prej tre javësh për t’u rikuperuar njëqind për qind.

Duke marrë parasysh që ka mbetur vetëm edhe pothuajse dy javë që të mbyllet La Liga, përveç mrekullisë, nuk duket se ai do të zbresë sërish këtë edicion në fushë.

Ai ka reaguar edhe me një mesazh për këtë dëmtim të padëshiruar, pikërisht kur ishte në formën më të mirë.

“Pengesat janë pjesë e jetës por, do të punoj shumë për t’u rikthyer sa më shpejt që mundem”, shkroi ai në Facebook.

Januzaj ka bërë 28 paraqitje këtë edicion për Sociedadin, ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Komento: