Jasharaj: Kurti nuk lëshoj pe, mbeten tek pakoja prej 50 euro

10:29 | 13 Shtator 2022

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të BSPK-së dhe Këshillit Grevist kanë përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Pas këtij takimi kanë njoftuar se nuk është arritur marrëveshja për ndërprerjen e grevës.

Po ashtu Jasharaj është pyetur nëse Kurti është tërhequr nga qëndrimi i tij në lidhje me grevën, e që përgjigja ishte jo.

“E mira është që ka filluar dialogu e Kurti dhe të tjerët të mos i mbyllin dyert e duke uruar që gjendja të stabilizohet.Besoj se Kurti me stafin e tij do të diskutojnë pas takimit do të analizojnë sepse është në duart e tyre se çfarë do të ndodhë tutje. Lajmi i mirë është se dialogu filloj, Këshilli Grevist me kryeministrin dhe të tjerët, por për momentin nuk ka arritje. Urojmë që të ketë marrëveshje”shtoi ia, transmeton lajmi.net.

Jasharaj është pyetur nëse Kurti ka lëshuar por, por tha që jo.

“Jo nuk lëshoj pe, jo”,tha ai.

“Atë 50% e pakos grevistët e kanë refuzuar e këtë ia thamë edhe kryeministrit Kurti. Kjo nënkupton se për momentin situatën e kemi të njëjtë sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Ne do t’i prezantojmë anëtarësisë situatën e re, por në takim nuk morëm asgjë pozitive dhe kjo nënkupton se do të jemi sërish në një situatë siç jemi tani. Të ulemi në dialog ne mund të rrimë një javë në Qeveri, ose ata me ardhë në SBASHK apo BSPK, por nëse nuk lëviz Qeveria në realizimin e kërkesave tona, dialogu quhet i thatë dhe pa rezultat. Edhe në këtë takim do t’i dërgojmë atë çfarë dëgjuam tek anëtarësia dhe i mbetet atyre të thonë fjalën e vetë. Asgjë e re nuk ndodhi, asnjë lëvizje që do të ndihmonte në kalimin e kësaj situate. Anëtarësia edhe njëherë do t’i thotë jo kësaj Pako. E lutëm shumë kryeministrin edhe ministrat që të bëjnë një veprim konkret, që të angazhohen e të ofrojnë një lëvizje të re në mënyrë që të tejkalojnë këtë situatë. Kjo lëvizje e re nuk ka ndodhur. Arsyetimi i tyre është i zakonshëm që kanë bërë pakon, e dimri do të jetë i vështirë, e pikërisht këtë herë shtohet kërkesat për t’u ndihmuar njerëzve tanë. Kjo ndihmëse për momentin nuk po shtohet ka mbetur ajo Pako që e di edhe opinioni që grevistët e kanë refuzuar”,theksoi Jasharaj.

“Ne sot kemi ardhur të bisedojmë se a janë në gjendje të lëvizin nga Pako, nëse kishin thënë po ne për hir të situatës do të jemi të gatshëm të lëvizin nga ai 50 ne I kishim thënë faleminderit dhe pastaj kishim komunikuar për të pasur një version tonin.Nëse kryeministri thotë vazhdimisht se mbetet 50, atëherë ne kot flasim. Nëse thotë se tërhiqemi nga 50 atëherë kishim debatuar dhe kishim ardhur tek një propozim konkret. Qeveria është kategorik se ka bërë pakon dhe mbete tek Pako-ja. Uroj që të kemi takime, sot biseduam shlirë, ata si Qeveri e ne si zë i anëtarësisë, uroj që përditë të kemi takime për të ardhur deri tek një përfundim, jo i njëanshëm por tek një që i pranon Anëtarësia Greviste. Ne nuk po flasim vetëm për dy kategori, por nga arsimi që nga çerdhet e në Universitet, për zjarrfikësit, policët e të tjerët, pra flet BSPK edhe pse një pjesë e kanë ndaluar grevën me ligj. Qeveria sot a nesër do të kuptojë se duhet të lëviz pozitivisht dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë në frymën e marrëveshjes”.

Komento: