Jasharaj për koeficientin 110: Ligji është bërë për të mëdhenjtë

17:04 | 30 Janar 2024
jasharaj-per-koeficientin-110:-ligji-eshte-bere-per-te-medhenjte


Kryetari Sindikatës, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online thotë që Ligji i Pagave është bërë për të mëdhenjtë.

Ai nuk pajtohet me koeficientin e pagave prej 110 euro.

“Ligji i Pagave është bërë më të mëdhenjtë, pra që të kenë paga të larta, nuk është bërë për sektorin publik as për zjarrfikësit, as për punëtorët arsimor, as për Policinë e Kosovës, e as për administratën”, ka thënë ai.

Ngritja e koeficientit në 110, për Jasharajn nuk është rritje e pagës.

“Kjo rritje nuk mund të quhet rritje sepse nuk ju ndihmon punëtorëve të arsimit fare me kërkesat e përditshme të jetës dhe është lëvizje që nuk ndryshon asgjë tek punëtorët e arsimit, përveçse i kanë shtuar pakënaqësitë e këto kanë ndikuar edhe tek numri që kanë kërkuar pushim pa pagesë”, u shpreh ai. /FrontOnline/

 

 

 

Komento: