Jo vetëm duhanpirësit edhe këta persona mund të sëmuren nga kanceri, ja simptoma e parë

21:01 | 19 Prill 2019

Edhe joduhanpirësit mund të sëmuren nga kanceri.

Edhe pse pirja e duhanit është shkaktare madje për 85 për qind të rasteve të sëmundjeve nga kanceri i mushkërive, sepse në cigare gjenden madje 60 materie kancerogjene, nuk do të thotë që dikush që nuk është duhanpirës nuk mund të sëmuret nga kjo sëmundje e rrezikshme

Aq më parë, kohëve të fundit është shtuar numri i joduhanpirësve të sëmurë nga kanceri i mushkërive, ndërsa gjatë shtatë vjetëve të fundit është dyfishuar, transmeton Telegrafi.

Dr. Eric Lim ka bërë studimin i cili ka treguar që pothuajse një e treta e pacientëve të cilët vuajnë nga ky lloj kanceri janë në të vërtetë joduhanpirësit.

Te këta pacientë është shumë më e vështirë të zbulohet sëmundja, sepse është e njohur që si simptomë e parë shfaqet kolla.

Duhanpirësit kolliten edhe nga tymi i cigares, apo gjithashtu i kushtojnë kujdes kësaj dukurie. Ata dinë që janë në rrezik nga sëmurja, dhe sado që të tingëllojë si paradoksale, shkojnë në kontrolle sapo të vërejnë ndryshim në mënyrën apo intensitetin e kollitjes.

– Kur duhanpirësi shkon te mjeku për shkak të kollës, pothuajse në 100 për qind të rasteve dërgohen në rëntgen të mushkërie apo në skaner.

Kur joduhanpirësi shkon te mjeku për shkak të kollës, kryesisht konsiderohet që është fjala për ftohje, prandaj një herë shërohet nga ftohja dhe kështu arrihet deri te vonesa e diagnostikimit të drejtë, gjë që natyrisht vështirëson shërimin – thotë dr. Lim.

Për shkak të kësaj, është me rëndësi të dëgjoni organizmin tuaj dhe të reagoni nëse kolla zgjat më shumë se dy javë, çfarëdo që të jetë ajo, sepse është minimumi që diçka ju irriton dhe natyrisht menjëherë duhet përjashtuar edhe sëmundjet e rrezikshme.

Ka shumë shkaktarë për shfaqjen e kancerit të mushkërive, madje edhe te joduhanpirësit, ndërkaq vetëm një shkaktar përfshin materiet volatile organike të cilat shpesh gjenden në kozmetikë.

Komento: