Jordi Alba flet për epilogun e ndeshjes ndaj Grandas: Patëm mundësi të artë

23:25 | 29 Prill 2021

Jordi Alba: Patëm mundësi të artë, duhet ti fitojmë të gjitha ndeshjet e ardhshme.

Alba ka folur për epilogun e ndeshjes ndaj Grandas.

Barcelona humbi një shans të artë për të kryesuar La Ligan duke mposhtur Granadan.

Por, në fakt ata u mposhtën nga Granada në Camp Nou.

Messi shënoi gol, por Granada u rikthye me dy gola në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba deklaroi se tani “Blaugranët” duhet të fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura.

“Ne kishim ndeshjen nën kontroll, provuam të shënojmë golin e dytë, por ata reaguan mirë”, tha Alba.

“Është për të ardhë keq, mund të shënonim por nuk shënuam, humbëm tre pikë të rëndësishmë”, shtoi spanjolli.

“Duhet ti fitojmë pesë ndeshjet e mbetura, nuk kemi zgjidhje tjetër. Ishte një mundësi e artë sot, që nuk e shfrytëzuam”, tha ai.

“Jemi shumë të mllefosur për këtë paraqitje, por duhet të mbajmë kokën lartë e të rikthehemi”, përfundoi Jordi Alba.

Komento: