Jori zbulon skenarin e lojës dhe bën deklaratën e papritur për Luizin

15:36 | 19 Prill 2023

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë.

Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Jori Delli i ka habitur të gjithë kur është shprehur se dëshiron që vitin tjetër të hyjë në “Grande Fratello” në Itali dhe të imitojë Luiz Ejllin.

Teksa ishin ulur për të fjetur, Jori po bisedonte me Krist Aliajn kur e tha këtë mendim të saj.

“Vitin tjetër do futem te Grande Fratello Italia dhe do të bëj të njëjtat strategji që bënte Luizi”. Tutje ajo thotë se do e kopjoj Luizin në Itali.

”Do shkoj në banjë, do provokoj të gjithë. Do mësoj përmendsh të gjitha barcaletat që thotë Luizi. Sikur Luizi thotë për Xhejmsin, unë do them për Luizin”, tha modelja e njohur duke qeshur.

Komento: