Josep Borrell flet para takimit të Ohërit: Patjetër që pritshmëritë janë positive

23:57 | 17 Mars 2023

Borrell për takimin në Ohër: Patjetër që pritshmëritë janë positive.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell gjendet në Ohër. Nga atje, ai ka thënë se nga takimi i nesërm kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin Aleskandar Vuçiq, pret rezultate pozitive.

Kështu ka deklaruar kur është pyetur ai pas një darke të përbashkët me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Le të presim deri nesër, patjetër që pritshmëritë janë pozitive”, ka deklaruar Borrell për Klan Kosova.

Në takimet e nesërme që do të diskutohet për aneksin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve, pos delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë – që do të takohen nën ndërmjetësimin e BE-së – do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit.

Propozimi evropian përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Teksa Serbia insiston që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq Kosova kërkon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke.

Komento: