Joviç kishte rënë dakord për rolin e zëvendësit në Milano – pse u prish marrëveshja

12:52 | 03 Tetor 2020

Luka Jovic ishte i lidhur që disa muaj për një kalim të Milan. Sulmuesi tani është vendosur të qëndrojë në Real Madrid megjithë thashethemet e largimit.

Ndërkohë, ka një sfond mbi interesin e Rossonerëve.

Sipas Calciomercato, Jovic ishte në listën e Milanit si zëvendës i Zlatan Ibrahimovic. Por gjërat ndryshuan kur Roma nënshkroi Borja Mayoral nga Real Madrid, përcjell ORAinfo.

Pala spanjolle më pas vendosi ta mbajë Jovic si zëvendës për Karim Benzema, duke e hequr atë nga tregu.

Kjo ka bërë që edhe Milan të heq dorë nga transferimi i mundshëm në të ardhmën i sulmuesit të Realit. /ORAinfo/

Komento: