Jse vaksinat e Covid duhet të ruhen në temperatura ekstremisht të ftohta – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Jse vaksinat e Covid duhet të ruhen në temperatura ekstremisht të ftohta

23:37 | 02 Janar 2021

Arsyeja ka të bëjë me një përbërës shumë të rëndësishëm.

Vaksina e kompanisë Moderna duhet të ruhet në temperatura midis -25 dhe -15 gradë Celcius. Vaksina e kompanive Pfizer/BioNTech duhet të ruhet në kushtet e temperaturës -80 dhe -60 gradë Celcius. Vaksina e prodhuar nga universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca mund të qëndrojë në temperatura frigoriferi. Pse vaksinat e para duhet të ruhen në temperatura ekstremisht të ftohta?

ARN-ja mesazhere (mARN), është arsyeja pse vaksinat duhet të ruhen në temperatura të ftohta: ARN-ja në vaksinë është material gjenetik që mëson qelizat imune se si të prodhojnë proteinën “spike” të gjetur te virusi që shkakton Covid, shpjegon Health.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sistemi ynë imunitar përgjigjet duke krijuar antitrupa kundër kësaj proteine specifike.

Nga vetë natyra, molekulat e ARN-së janë të paqëndrueshme – nëse qëndrojnë pezull për një kohë të gjatë, qelizat tona mund të grumbullojnë nivele të dëmshme të proteinave që ndihmojnë. “mARN degradon me shpejtësi.

Ekzistojnë gjithashtu enzima në mjedis dhe rreth nesh që shkatërrojnë mARN,” tha për Health Lisa Morici, profesoreshë e asociuar në departamentin e mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Tulane, shkruan Anabel.

Prodhuesit e vaksinave veshin gjithashtu mARN në nanopjesëza lipide.

Këto flluska të vogla yndyre ndihmojnë në bartjen e mARN në qelizat tona dhe ofrojnë një shkallë të mbrojtjes kundër enzimave që mund të shkatërrojnë materialin e brishtë gjenetik. Nanopjesëzat janë funksionale në temperatura të ftohta.

Komento: