Ju emocionon Tuna, publikon foton më të ëmbël nga pushimet me djemtë

16:38 | 10 Korrik 2021

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, më 9 maj është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo solli në jetë djalin e dytë i cili quhet Zen.

Ani pse shtatzëninë e mbajti sekrete, Tuna tash pas lindjes ka zbuluar prapaskenat e shatzënisë së saj, përcjell ORAinfo.

Këtë kohë, Tuna së bashku me Patrisin dhe djemtë po i kalojnë pushimet bashkë.

E këngëtarja nuk ka hezituar ta ndajë me ndjekësit momentin më të veçantë me djemtë e saj./ORAinfo/

Komento: