Juve afër transferimit të këtij lojtari

22:10 | 12 Janar 2021

Juve afër transferimit të Scamaccas.

La Gazzetta dello Sport ka shkruar se Juventus praktikisht është pajtuar me Sassuolon për Gianluca Scamacca, duke nënshkruar me sulmuesin për 20-25 milionë euro

Do të jetë huazim me obligim blerjen pas 18 muajve, kurse pagesat do të paguhen gjatë këtyre muajve.
Raporti nga Alfredo Pedulla ka treguar që Genoa ka pranuar po ashtu që huazimi i tij për sezonin e tanishëm të përfundon pas gjashtë muajve.

Juve pritet që të paguajë diku nga 20 milionë deri në 25 milionë, përfshirë edhe bonuset dhe shtesat.

Milan po ashtu kanë qenë të interesuar për Scamaccan, por fokusi i tyre në janar është më shumë në një mbrojtës dhe një mesfushorë defansiv.

Genoa janë gati të përballen me Juventus në rrethin e 16 të Coppa Italia të mërkurën në mbrëmje dhe Scamacca mund të startojë kundër tyre në këtë ndeshje.

Komento: