Juventus-Barcelona, po ndodh shkëmbimi i madh

23:42 | 18 Janar 2020

Juventus dhe Barcelona janë në bisedime për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Ivan Rakitic dhe Federico Bernardeschi, raporton AS.

Juve po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre qendrore dhe ta shohin Rakitic, i cili ka luftuar për kohën e lojës në Camp Nou këtë sezon, si një opsion i fortë, përcjell ORAinfo.

Të dy palët kishin diskutuar për një marrëveshje të tillë gjatë verës, por menaxheri i atëhershëm i Barça, Ernesto Valverde hodhi poshtë transferimin . Me Quique Setien tani në krye të klubit, transferimi mund të kthehet përsëri./ORAinfo/

Komento: