Juventus – Chiesa, lajm bombë nga Italia

08:56 | 01 Tetor 2020

Juventisi afër një marrëveshje me Fiorentinën për Chiesan.

Juventusi dhe Fiorentina thuhet se janë afër një marrëveshje për transferimin e yllit italian, Federico Chiesa.

Mediumi Sky Sport Italia pohon se megjithëse bisedimet po vazhdojnë, ende nuk ka asgjë afër një marrëveshjeje të arritur.

Gianluca Di Marzio këmbëngul që Juve u ofroi Mattia De Sciglion dhe Daniele Ruganin si pjesë e një shkëmbimi, por që i vetmi lojtar për të cilin Fiorentina ishte i interesuar ishte Merih Demiral.

Reprezentuesi i Turqisë nuk është në shitje, pasi ka qenë gjithashtu objekt i interesimit nga klubet e Ligës Premier, por të gjithë janë refuzuar.

Nga ana tjetër, eksperti i transferimeve në Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, Alfredo Pedulla sugjeron që klubi Viola ka pranuar strukturën themelore të marrëveshjes.

Do të ishte një huazim i paguar për rreth 10-12 milionë me detyrimin blerje për 50 milionë euro tjera, me pagesa të shpërndara në katër këste vjetore.

Prandaj, klubet tani po diskutojnë kushtet e sakta të kësaj marrëveshjeje, për shembull sa kohë do të duhej që Juve të paguante 60 milionë euro.

Chiesa tashmë ka pranuar pagë prej pesë milion euro në vit dhe mbi të gjitha dëshiron të luajë në ekipin e trajnerit Andrea Pirlo.

Përfaqësuesi italian ka refuzuar vazhdimisht të nënshkruajë një kontratë të re me Fiorentinën dhe marrëveshja aktuale zgjat vetëm deri në qershor të vitit 2022.

Juve duhet të mbledhë fonde për këtë operacion duke shitur Douglas Costa, Rugani dhe De Sciglio, ndërsa Sami Khedira po negocion një ndërprerje të hershme të kontratës.

Komento: