Juventus “çmendet”, ofron Dybalan plus para për yllin e madh

15:21 | 14 Janar 2020

Juventus dëshiron që mesfushori i Manchester United, Paul Pogba të rikthehet në Torino.

Bianconeri mund të përfshijë një nga dy yjet në një marrëveshje të mundshme,përcjell ORAinfo.

Raporti detajon se si Bianconeri mund të vendosë të përfshijë në marrëveshje Paulo Dybala për Pogba.

Kujtojmë se United, ka kohë të gjatë që është duke vëzhguar yllin argjentinas.

 
Dybala, ka pasur një gjysmë të parë tepër të fortë të sezonit me Bianconeri, duke shënuar nëntë gola dhe duke siguruar tetë asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat./ORAinfo/

Komento: