Juventus futet në garë për sensacionin e Premierligës

13:57 | 08 Korrik 2020

Shumë ekipe evropiane janë duke e kërkuar transferimin e tij.

Juventusi është futur në garë për transferimin e sulmuesit anësor të Wolverhamptonit, Adama Trarore, shkruan “ESPN”.

Traore pritet të largohet nga Wolverhamptoni këtë verë, pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Juventusi është duke insistuar në transferimin e 24-vjeçarit. Për Traoren po interesohet edhe Manchester City.

Komento: