Juventus – Hazard, vjen lajmi bombë nga Italia

10:20 | 08 Nëntor 2021

Juventus dëshiron huazimin e Eden Hazard në janar

Juventus është duke shikuar mundësinë e huazimit të yllit të Real Madridit, Eden Hazard gjatë afatit kalimtar të janarit.

Belgu kaloi te “Los Blancos” nga Chelsea për 100 milionë euro në vitin 2019, por ka zhvilluar vetëm mbi 50 paraqitje, shkaku i lëndimeve të shumta, transmeton lajmi.

Reali është gati të ndajë rrugët me sulmuesin, që nuk e ka të garantuar vendin e titullarit nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Agjencia e belgut e ka ofruar futbollistin te disa klube evropiane dhe Juventus është e interesuar për ta huazuar në këtë janar.

“Bianconerët” duan edhe opsionin e blerjes, por nuk dihet nëse gjiganti spanjoll do e pranojë ofertën.

Klubi madrilen është duke provuar shitjen sa më parë të Hazard, ngase verën tjetër synojnë transferimin e dyfishtë, Kylian Mbappe dhe Erling Braut Haaland.

Mbappe do jetë agjent i lirë në verë, në rast që nuk rinovon, derisa Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

Ndërkohë, Reali e vlerëson Hazardin rreth 50 milionë euro.

Komento: