Juventus i thotë “JO” lojtarit të Barcelonës

18:32 | 20 Dhjetor 2019

Juventus nuk kanë ndërmend të sjellin në klub mesfushorin kilian, Arturo Vidal.

Raporti detajon se si klubi me bazë në Torino, megjithë zërat që i lidhin ata me mesfushorin 32-vjeçar të Barcelonës, nuk kanë asnjë interes të ribashkohen me ish-lojtarin e tyre, si për shkak të moshës së tij, ashtu edhe për kostot e larta të pagave, përcjell ORAinfo.

Vidal luajti për Juventus për katër vjet midis 2011 dhe 2015, duke shënuar 48 gola dhe duke siguruar 25 asistime në 171 ndeshje për klubin.

Interi është ende tepër i etur për të nënshkruar mesfushorin, për shkak të dëshirave të tyre të forta për të forcuar departamentin e tyre në mesfushë në janar. /ORAinfo/

Komento: