Juventus ia “terron” Realit, ia merr nga duart super-lojtarin

13:28 | 06 Maj 2019

Zonja e Vjetër po kërkon një tjetër mesfushor pas nënshkrimit të Aaron Ramsey.

Uellsiani i dha lamtumirën tifozëve të Arsenalit dje dhe sipas Tuttosport dhe La Gazzetta dello Sport, Adrien Rabiot i Psg mund të bashkohet me të në Torino në verë,përcjell ORAinfo.

Zonja e Vjetër ka hapur bisedime me nënën e lojtarit,Veronique i cili nuk ka arritur një marrëveshje me Real Madridin dhe Barcelonën.

Blaugrana është jashtë garës për të nënshkruar me Francezin , ndërsa Real Madridi nuk ka përfunduar ende një marrëveshje.

Çfarë do të ndodhë tani? Sipas La Gazzetta dello Sport, Rabiot mund të bashkohet me Juve së bashku me Matthijs de Ligt me kusht që njëri midis Paulo Dybala dhe Miralem Pjanic të largohet nga klubi./ORAinfo/

Komento: