Juventus – Lazio: Formacionet e mundshme

10:53 | 22 Dhjetor 2019

Kanë mbetur edhe pak orë deri në finalen e Superkupës së Italisë.

Juventus dhe Lazio do të kontestojnë njëra tjetrën për trofeun e Superkupës së Italisë, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat e mëdha italiane do të zbresin në Riad, për të luajtur finalen e madhe, me synimin e vetëm – fitore.

Lazio do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë ndeshje të rëndësishme, kurse tek Juventus mungesa të sigurta janë Giorgio Chiellini dhe Sami Khedira.

Më poshtë lajmi ua përcjell formacionet e mundshme të dy skuadrave, për finalen e Superkupës.

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Higuain

Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Immobile, Correa.

Komento: