Juventus me transfer ‘bombë’ nga Real Madrid

14:01 | 22 Prill 2021

Juventus: Ylli i Real Madrid në Torino.

Juventus është shumë pranë një goditje të rëndësishme në merkato pasi Isco është shumë pranë largimit nga skuadra e Real Madrid.

Ai ka një kontratë që skadon në vitin 2022 dhe rinovimi duket se nuk është një opsion për të dy palët duke i hapur kështu rrugën skuadrës së Andrea Pirlos e cila është e interesuar për të prej verës së kaluar.

Los Blancos kanë bërë të ditur që do ta shesin atë për një ofertë prej 20 milionë eurosh.

TodoFichajes bën të ditur që Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë një shifër të tillë për shkak se ai pëlqehet shumë nga Andrea Pirlo.

Komento: