Juventus merr këtë vendim për Pirlon

20:49 | 10 Maj 2021

Pirlo do mbetet në krye te Juventusit deri në fund të sezonit.

Juventus ka konfirmuar se trajneri Andrea Pirlo do vazhdojë të jetë në krye të skuadrës këtë edicion.

Pirlo u punësua verën e kaluar duke zëvendësuar Maurizio Sarrin pas një edicioni në “Allianz Stadium” dhe nisi karrierën si trajner me “Bianconerët”, transmeton lajmi.

Ka qenë një sezon i vështirë për teknikun italian, me “Zonjën e Vjetër” që u takua sot (e hënë) me trajnerin për të diskutuar të ardhmen.

SportItalia raporton se trajneri do vazhdojë të jetë në krye, duke marrë parasysh opsionet e ulëta dhe orarin e ngjeshur.

Juventus përballet me Sassuolon të mërkurën, pastaj pas tri ditëve takohet me Interin.

Më pas, gjiganti italian do zhvillojë finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas, para se ta mbyll sezonin ndaj Bolognas.

Juventus momentalisht renditët në pozitën e pestë në Seria A dhe rrezikon të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, por edhe një vend në këtë garë nuk duket e mjaftueshme që Pirlo të jetë në stol pas verës.

Komento: