Juventus merr lajmin e madh

21:41 | 10 Janar 2020

Pas fitores bindëse 4-0 kundër Cagliari në Allianz Stadium, Juventus po përgatitet për atë që pritet të jetë një përplasje e ashpër në Olimpico.

Duke pasur parasysh sa të ngushtë është gara Scudetto me Interin, pikat e rëndësishme janë në lojë çdo lojë, përcjell ORAinfo.

Prandaj, do të varet nga Maurizio Sarri për t’i futur lojtarët e tij në humor të duhur. Për fat të mirë për bardhezinjtë, Gonzalo Higuain do të thirret në lojë pasi stërviti me shokët e tij të skuadrës për tërë seancën stërvitore më herët sot.

Siç thekson Calciomercato, sulmuesi argjentinas është në gjendje të mirë. Ai është rikuperuar plotësisht nga lodhja në kofshën e tij të majtë, gjë që nuk rrezikon disponueshmërinë e tij për ndeshjen e rëndësishme kundër Romës./ORAinfo/

Komento: