Juventus-Milan, publikohen formacionet zyrtare

20:01 | 19 Shtator 2021

Kryetrajneri i Milanit, Stefano Pioli ka bërë dy ndryshime në formacionin fillestar për t’u përballur me Juventusin në krahasim me atë që filloi kundër Liverpoolit.

Mike Maignan do të jetë portieri fillestar, me Fikayo Tomorin si mbrojtës i djathtë-të paktën në letër-me Alessio Romagnoli dhe Simon Kjaer si qendërmbrojtës dhe Theo Hernandez në krahun e majtë. Sidoqoftë, mund të jetë më shumë një formacion, 3-4-1-2, përcjell ORAinfo.

Franck Kessie dhe Sandro Tonali do të jenë në mes të fushës ,ndërsa Saelemaekers është në krahun e djathtë, me Brahim Diaz në mes dhe Rafael Leao në të majtë, plus Ante Rebic si qendër-sulmues.

Formacioni zyrtar i Milanit (4-2-3-1): Maignan; Tomori, Kjaer, Romagnoli, T. Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, B. Diaz, Leao; Rebiç.

Pankina: Jungdal, Tătărușanu, Ballo-Touré, Conti, Gabbia, Kalulu, Florenzi, Bennacer, Castillejo, Maldini, Pellegri.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Chiellini, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata.

Pankina: Pinsoglio, Perin, De Sciglio, Pellegrini, De Ligt, Rugani, Ramsey, McKennie, Bernardeschi, Chiesa, Kulusevski, Kean./ORAinfo/

Komento: