Juventus mposht Parmën, thellon diferencën me Interin

23:00 | 19 Janar 2020

Ronaldo i sjell fitoren Juventusit.

Cristiano Ronaldo e ka nisur mbarë vitin 2020, teksa kjo e ka ndihmuar edhe ekipin e Juventusit, që sot shënuan fitore të vështirë 2:1 ndaj Parmas.

Të dy golat i realizoi portugezi (43’ 58’), që arriti në kuotën e 16 golave në Serie A këtë sezon.

Për mysafirët tundi rrjetën Cornelius (55’), i cili shënoi gol të bukur me kokë.

Pas kësaj fitore, Juve (51) thellon diferencën me Inter (47) +4, ndërsa Parma në vendin e shtatë tubon 28 pikë.

Komento: