Juventus nuk heq dorë nga ylli i Romës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventus nuk heq dorë nga ylli i Romës

22:38 | 01 Gusht 2020

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për Nicolo Zaniolo.

Nicolo Zaniolo është lojtari me të ardhmen më të ndritur në futbollin italian aktualisht, me lojtarin që ka regjistruar super paraqitje me fanellën e Romës.

Paraqitjet e mira të Zaniolo kanë bërë që interesimi për të të jetë shumë i lartë.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, Juventus është skuadra që në vazhdimësi interesohet për të.

Maurizio Sarri dëshiron ta ketë lojtarin në skuadër, për të pasur një mesfushor golshënues.

Mbetet të shihet se çfarë hapa do të bëjë Juventus për të siguruar kartonin e Zaniolo gjatë kësaj vere.

Komento: