Juventus po e rikthen në skuadër këtë super-lojtar

23:03 | 07 Korrik 2020

Juventus po e konsideron blerjen e Mandragoras së Udineses

Juventus mund të rikthej sërish në skuadër mesfushorin Rolando Mandragora.

Sky Sport raporton që kampionët e Serie A kanë një mundësi për të blerë sërish mesfushorin nga Udinese, të cilin e larguan nga skuadra në vitin 2018.

Raportohet se rikthimi i Mandragora mund t’i kushtojë Juventusit deri në 26 milionë euro, përcjell lajmi.

Por, për ta bërë këtë Juventus duhet të veprojë shpejtë, pasi klauzola e tij përfundon në fund të gushtit.

23 vjeçari Mandragora, në fanellën e Udineses është paraqitur 60 herë, duke shënuar edhe tri gola.

Komento: