Juventus po e shet yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Juventus po e shet yllin e madh

18:51 | 15 Janar 2020

Federico Bernardeschi i Juventusit mund të shitet nga klubi me bazë në Torino gjatë verës, nëse ai nuk i bën përshtypje kryesisht trajnerit Maurizio Sarri në gjashtë muajt e ardhshëm.
 
Raporti detajon se si italiani 25-vjeçar nuk ka arritur të përmbushë potencialin që ai tregoi gjatë kohës së tij me Fiorentina,përcjell ORAinfo.

Që nga ardhja e tij nga klubi me bazë në Firence në verën e vitit 2017, Bernardeschi ka bërë 88 paraqitje për Bianconeri, duke shënuar nëntë gola dhe duke siguruar 11 asistime në atë kohë.

Përkundër faktit se kontrata e tij skadon me Juventusin në verën e vitit 2022, klubi mund të duket se do ta shesë atë gjatë verës./ORAinfo/


 

Komento: