Juventus po e shet yllin e madh, asnjë ofertë nuk arrin për të

17:50 | 08 Janar 2020

Emre Can, duket i destinuar të largohet nga klubi me bazë në Torino këtë muaj, por deri më tani, asnjë klub nuk ka bërë një ofertë konkrete për lojtarin.

Raporti detajon se si shumë klube janë të interesuar për mesfushorin gjerman 25-vjeçar, i cili është kontraktuar me Juventus deri në vitin 2022, me skuadrën e Premier League të Manchester United më të interesuarit,përcjell ORAinfo.

Problemi për Bianconeri, pra, është se askush nuk ka bërë ende një ofertë konkrete për ish mesfushorin e Liverpool-it./ORAinfo/


 

Komento: