Juventus po i shet dy yje për 70 milionë euro

10:01 | 26 Dhjetor 2021

Juventusi synon t’i fitojë 70 milionë euro nga shitja e dy yjeve

Klubi i madh italian, Juventusi do të kërkojë të krijojë fonde nga shitja e disa lojtarëve në afatin kalimtar të janarit dhe po ashtu edhe në merkaton verore.

“Zonja e Vjetër” kërkon t’i fitojë 70 milionë euro nga shitja e dy yjeve të skuadrës, shkruan Express.

Bëhet fjalë për McKennie dhe Kulusevski, dy lojtarë të rinj dhe me mjaft potencial për të arritur të bëhen yje të futbollit.

Për të dy këta është i interesuar Tottenhami. Drejtori sportiv i “Spurs”, Fabio Paratici paraprakisht ka qenë drejtor i Juventusit dhe i konsideron si asete të rëndësishme dy lojtarët.

Të dy këta futbollistë vlerësohen nga Juventus me nga 35 milionë euro dhe vështirë se mund të pranojnë ndonjë ofertë nën këtë shifër.

Komento: