Juventus po rinovon kontratën me yllin e madh

20:55 | 14 Janar 2020

Juventus po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re sulmuesit 26-vjeçar argjentinas Paulo Dybala, sipas një raporti të gazetës italiane Corriere dello Sport.

Edhe pse Bianconerët kishin në plan ta shisnin Dybalan në verën e kaluar, paraqitjet e tij këtë sezon kanë impresionuar Maurizion Sarrin që do të dëshirontë t’i ofrontë atij një kontratë më të gjatë, përcjell ORAinfo.

Juventus janë shumë të interesuar ta zgjasin kontratën Dybalas deri në vitin 2024 duke ia rritur pagën për afro 10 milionë euro neto në sezon.

Ai aktualisht paguhet 7 milionë euro neto në sezon, me kontratën e tij aktuale që skadon në qershor të vitit 2022.

Ai është pjesë e fazës së sulmit të frikshëm të Juventusit së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain./ORAinfo/

Komento: