Juventus synon ta sjell yllin e madh në Torino

20:35 | 15 Mars 2020

Juventusi po kërkon një partner për Ronaldon në sulm.

Juventusi po kërkon një partner të ri në sulm për Cristiano Ronaldon, shkaku që Gonzalo Higuain nuk është më në formë.

Zonja e Vjetër dëshiron që të transferojë një sulmues, në mënyrë që t’i jap më shumë hapësirë portugezi në sulm.

Gjiganti nga Serie A po planifikon që t’i ofrojë kontratë dyvjeçare 35-vjeçarit, derisa ajo aktuale skadon në vitin 2022.

Torinezët kanë një listë gjerë me sulmuesit që i kërkojnë, por vetën njëri do të transferohet në Allianz Stadium.
Timo Werner, Gabriel Jesus, Mauro Icardi ose Harry Kane, mund të jenë njëri për sulmuesve të ardhshëm te skuadra italiane.

Icardi që është aktualisht në huazim nga Interi te Paris Saint-Germain, shihet si favorit për t’u bërë 9-shi i ri i Binaconerëve.

Komento: