Juventus tregon ‘dhëmbët’, po e transferon ‘Pirlon e ri’

18:57 | 22 Janar 2020

Gjigantët italianë të Serie A, Juventus tani po synojnë një veprim për mesfushorin e ri të Brescia. Sandro Tonali që ndryshe njihet si ‘Pirlo i ri’.

19-vjeçari është një nga lojtarët më me përspektiv në futbollin italian dhe ka tërhequr interes nga një numër i klubeve nga brenda dhe jashtë vendit.

Sipas medieve italiane, Juventus pasi përfundoi nënshkrimin e Dejan Kulusevski në fillim të muajit, hierarkia e klubit me bazë në Torino tani po kërkon të nënshkruajë me Tonalin në verën e vitit 2020, përcjll ORAinfo.

Raporti theksoi më tej se menaxhmenti i nivelit të lartë të klubit po përgatit një ofertë për mesfushorin i cili ka të ngjarë të përfshijë pak lojtarë nga Zonja e Vjetër gjithashtu.

Tonali ka qenë në formë mbresëlënëse për Brescia në fushatën në vazhdim ku ai ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 20 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur të shënojë një herë dhe gjithashtu ka siguruar katër asistime. /ORAinfo/

Komento: