Juventus vë në shënjestër talentin Brazilian

21:36 | 21 Mars 2020

Juventus nis bisedimet me Santos, për Kaio Jorge.

Skauadra braziliane, Santos, ka konfirmuar se ata tashmë kanë nisur negociatat me kampionët e Serie A, për Jorge, transmeton lajmi.

Ishte presidenti Jose Carlos Peres i cili ka konfirmuar bisedimet me Juventus.

Sulmuesi tinejxher është në radhë për të bërë një lëvizje të madhe nga Amerika Latine drejt Evropës, për t’i siguruar skuadrës së tij para të majme.

Siç raportohet nga mediet evropiane, ‘Zonja e vjetër’ do të paguajnë deri në 75 milionë euro për transferimin e Jorge.

Kjo shifër është e lartë për një 18 vjeçar si Jorge, por, ai ka fituar pëlqimin e Juves dhe gjithçka mund të ndodh.

Komento: