Juventus vjen me transferim të papritur nga Barcelona

16:27 | 08 Janar 2020

Juventus, janë të vendosur të bëjnë një ofertë prej 10 milion € plus 5 milion € në shtesa për lojtarin e Barcelonës ,Juan Miranda, raporton Sport.

Miranda është në sezonin e parë të një huazimi dy vjeçar te Schalke, por 19-vjeçari ka luajtur me kursim me skuadrën e Bundesligës deri më tani, përcjell ORAinfo.

Pas përpjekjes për të nënshkruar Mirandën gjatë verës, Juve tani janë vendosur të kthehen me një ofertë tjetër në janar./ORAinfo/

Komento: