Juventus vjen me tri transferime gjigante

16:28 | 23 Dhjetor 2019

Juventus, kanë identifikuar Ivan Rakitic, Leandro Paredes dhe Sandro Tonali si objektivat e tyre kryesore në afatin kalimtar të janarit, raporton Calciomercato.

Gjigantët e Serisë A janë të etur për të investuar në mesfushën e tyre dhe janë lidhur me një ofertë të rinovuar për yllin e Barcelonës, Rakitic, përcjell ORAinfo.

Por Bianconeri po shqyrton gjithashtu ofertat për 25-vjeçarin Paredes, i cili iu bashkua Paris Saint-Germain gjatë verës dhe yllin e Brescia, Sandro Tonali./ORAinfo/

Komento: