Juventusi e gjen zëvendësuesin e Ronaldos

23:55 | 27 Gusht 2021

Juventus e sheh Hazard si zëvendësues të Ronaldos.

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventus për t’ju bashkuar ish-ekipit të tij Manchester United.

Kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të mendojë menjëherë për zëvendësuesin e tij pasi që nuk ka mbetur shumë kohë në merkato.

Mediumi spanjoll, Marca, shkruan se drejtuesit e Juves e shohin belgun Eden Hazard si një mundësi për të nënshkruar me të, para se afati i transferimeve të mbyllet.

Në rast se francezi Mbappe do të transferohej në Real Madrid, minutat për Hazard mund të reduktoheshin dhe kjo do ta shpiente belgun drejt një aventure të re, me këtë të fundit që dëshiron të jetë startues.

Komento: