Juventusi futet në garë për super-lojtarin

22:07 | 30 Dhjetor 2019

Juventusi po përgatitet për transferime të reja.

Dejan Kulusevski padyshim është lojtari më i kërkuar në Serie A aktualisht.

Kulusevski, i cili po luan si i huazuar me Parma, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij spektakolare.

Reprezentuesi i Suedisë është lojtar i Atalanta, por me Parma ai ka treguar nivele të larta, duke tërhequr vëmendje nga skuadra si Manchester United e Inter.

Së fundmi, mediet italiane raportojnë se në garë është futur edhe Juventus.

Juve do të synojë të sigurojë shërbimet e lojtarit me 30 milionë euro, plus 10 milionë si variant mes bonuseve.

Juventus synon t’i ofrojë lojtarit një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, me 3 milionë euro për sezon.

Komento: