Juventusi me transferim bombë në janar

13:12 | 07 Nëntor 2021

Juventusi e dëshiron Witselin në janar.

Juventus po konsideron një lëvizje me çmim të ulët për mesfushorin e Borussia Dortmund, Axel Witsel, sipas Calciomercato.

32-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit, kështu që Dortmundi është gati të arkëtojë gjatë dritares së dimrit në vend që ta shohë atë të largohet falas gjatë verës.

Juve ishte i prirur për të nënshkruar me reprezentuesin belg verën e kaluar, por lëvizja nuk u materializua kurrë.

Witsel nuk është emri i vetëm në listën e transferimeve të italianëve, pasi ‘biankonerët’ po e vëzhgojnë situatën edhe të mesfushorit francez, Aurélien Tchouaméni, për të cilin thuhet se Monaco kërkon 40 milion euro për ta liruar futbollistin.

Komento: